Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u përcolli të gjithë besimtarëve të krishterë, urimet e saj për festën e Krishtlindjes.
Gjatë vizitës në Katedralen ortodokse në Tiranë, kryeparlamentarja Topalli tha se Krishtlindjet janë një moment gëzimi dhe reflektimi për të gjithë.
“Ky është një moment gëzimi, reflektimi, është një moment kur të gjithë duhet të përcjellim dashuri dhe paqe sepse ai ishte qëllimi i shërbyesit të njerëzimit. Uroj të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, të çdo besimi, se ne festat i kemi të përbashkëta” theksoi kryeparlamentarja.