Prej ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulime mbi një ndarje të mundshme mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Shkak u bënë disa postime të koduara emocionalisht, që krijuan një valë dyshimesh mbi gjendjen e çiftit të njohur.
Postime të bëra në rrjete sociale nga të dy sollën një seri spekulimesh mbi një krisje të mundshme në marrëdhënien e tyre. Aq më tepër që Fifi kishte fshirë të gjitha fotot me Adisin nga profili i saj në Instagram.
Megjithatë, duket se realiteti është larg zërave të ndarjes. Gjatë një koncerti të fundit ku Fifi ishte e ftuar speciale, në prapaskenë u pa pikërisht Adisi, i cili po kujdesej për çdo detaj, duke e shoqëruar dhe mbështetur këngëtaren me përkushtim. Një tablo që flet më shumë se çdo postim në rrjet.






