Nëna e Gracianos ishte mbrëmë në shtëpi për të surprizuar të birin, pas një rrëfimi të ndjerë të tij për fëmijërinë. Në një intervistë të dhënë sot për “Fan Club”, nëna e balerinit u shpreh se ishte prekur nga rrëfimi dhe lotët e tij.
“E kam parë atë moment. Më ka prekur shumë, sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij. Dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për ne, për familjen e tij.”
E ndërsa u pyet rreth lajmeve për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës, ajo nuk preferoi të prononcohej.
“Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje.
Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e Big Brother VIP dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj.”