"Pastroni depozitat e ujit të pijshëm, për të shmangur verdhëzën e salmonelën",- është ky apeli  i mjekëve të Durrësit për të gjithë popullatën, në sezonin veror.

Rritja e temperaturave dhe mospastrimi i depozitave të ujit ndikojnë drejtëpërdrejtë në ndotjen e ujit me baktere të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që depozitat e ujit, të vendosura në taracat e qytetarëve që shërbejnë për grumbullimin e ujit të pijshëm, të pastrohen e të bëhen me klor minimalisht një herë në vit. 

Kristaq Huta Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës deklaroi se uji nuk është i rrjedhshëm dhe se është mëse i domosdoshëm pastrimi i depozitave kur përdoren për ujë të pijshëm për të shmangur infeksionet e ndryshme.

K.H.