Çmimi i parë dhe medalje platinium në konkursin ndërkombëtar “Grand Metropolitan” në Montreal, Kanada, çmim absolut dhe special në “Pianofest Bitola” 2021, çmimi i madh në “Bienale Netët e Muzikës Klasike” nga Florian Vlashi Recital në Korunja, Spanjë 2023, çmimi special Recital në Romë, Itali 2022-2023, çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar “Tizziano Rosetti” në Lugano, Zvicër.

Këto janë vetëm disa nga arritjet e pianistes durrsake Kristel Karagjozi, artistja 16-vjeçare që e ka prekur skenën e madhe të artit botëror, kaq shpejt dhe suksesshëm.

Kristel rrëfen për “DurrësLajm” lidhjen e parë me muzikën, pak ditë përpara se të shkojë në Vienë, ku e pret një tjetër debutim artistik.

Për këto arritje, fillimisht mirënjohja më e madhe i dedikohet familjes.

Kristel është një dëshmi e fortë e talenteve të jashtëzakonshëm që rriten në qytet, por që fatkeqësisht duket se do të na i “rrëmbejë” bota…

H.H