Mënyra se si e ka menaxhuar Kristi ndarjen nga Keisi, është vlerësuar sot edhe në “Wake Up” nga Blendi Salaj, Enxhi Nasufi Neada Muçaj.

Kristi e kaloi me sportivitet këtë ndarje, nuk ka bërë drama dhe nuk e ka lejuar veten të mërzitet për këtë gjë sepse do ishte diçka që banorët e tjerë do e përdornin dhe do e sulmonin.

Ai shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat. Kristi gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur në shtëpinë e “Big Brother” sepse nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.

“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë. Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim”, u shpreh Kristi.