Kristi Reçi është një viktimat e cila u nxorr e pajetë nga rrënojat e ndërtesës në Durrës, bashkë me të atin, Eduartin ndërsa ende vijojnë kërkimet për gjetjen e bashkëshortes Dolora, 50-vjeç dhe djalit Klaus, 21-vjeç.
25-vjeçarja studionte në Universitetin Mjeksor të Tiranës dhe rektori i këtij insititucioni, Arben Gjata konfirmon se tërmeti i 26 nëntorit preu në mes ëndrrat e mjekes së ardhshme nga Durrësi.
"Mes viktimave te termetit edhe studentja jone, e ndjera Kristi Reçi. Per te dhe per te gjithe viktimat e kesaj dite te kobshme; ju qofte perhere e gjelber lendina, u prehshi ne paqe dhe ngushellime familjeve!", shkruan Gjata në Facebook.





