Nëse për të gjërat në fushë nuk po shkojnë siç pritej, në biznes Kristiano Ronaldo vazhdon të korrë sukses, duke parë se nga Spanja vjen lajmi se sulmuesi i Juventusit është gati për hapin e radhës.
Ideja e fundit e portugezit është ajo e hapjes së një klinike për mbjelljen e flokëve dhe kurimeve estetike, në të cilën do të punësohen 150 ndër profesionistët më të mirë të fushës nga e gjithë bota.
Aktualisht Ronaldo ka blerë godinën prej 2500 metrash katrorë në Madrid dhe sipas planeve të futbollistit, pretendohet që të bëhen të paktën 18 transplante në ditë. Ky investim kap një vlerë shumë të madhe, pasi mes blerjes së ambientit dhe afrimit të specialistëve të fushës, Ronaldos ky biznes i ri do t’i kushtojë afro 25 milionë euro.





