Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane këtë sezon. Dhe pse është golashënuesi më mirë i Seria B, sulmuesi shqiptar nuk u preferua nga Sylvinho në ndeshjet e Nations League.
Së fundmi, i ftuar në Itali për “Pianeta Biaconero”, Shpendi zbuloi se ishte i zhgënjyer që Sylvinho që nuk e grumbulloi me Shqipërinë në nëntor, ndërsa tashmë do e mendonte një ftesë nga Italia.
Lojtari i Shqipërisë U-21, ndërkohë tha se nuk ka pasur kontakte deri tani. “Sinqerisht e prisja ftesën e Sylvinhos në nëntor, por u zhgënjeva. Më vjen keq pasi rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë.
Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën e Italisë, por nëse më vjen një ftesë, sigurisht do ta mendoja”, u shpreh Shpendi.