Adoleshentja e prangosur nga policia për vjedhjen e një iPhone 6S në banesën e një 46-vjeçari nuk është një personazh i panjohur.

Ajo është 18-vjeçarja Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si balerina ‘Kristjana Sexobeat’, e cila u bë akoma më e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy.

Ajo akuzohet se i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S një 46 vjeçari në banesën e tij pak ditë më parë.
Vetë personi i identifikuar me inicialet L. S ka bërë denoncimin.

E reja me origjinë nga Korça është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.

Edhe për policinë emri i saj nuk ka qenë gjithashtu i panjohur, pasi më parë është dënuar për drejtim mjeti pa pasur patentë.