12 maj 2015 – Kristo Myftari, 31 vjeç me disa precedentë të rëndë penalë këtë të hënë më 12 maj rrahu shoferin e autobusit në një linjë urbane të qytetit të Barit. Kristo ishte i dehur tapë dhe e urdhëroi shoferin, që ai të ngrihej nga sedilja e t’i lëshonte vendin Kristos. Kur mbërriti policia e gjeti Kriston duke goditur me grushta dhe shkelma llamarinat e autobusit, ndërsa kërcënonte me vdekje shoferin, pse ai nuk e kishte lejuar Kriston, që të ngiste autobusin. Pasi Kristo filloi të kërcënonte edhe policët, ai u arrestua në kushtet e flagrancës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”