Paraqitjet e dobëta të Hamburgut në ndeshjet e fundit e kanë bërë këtë ekip që të jetë sërish në rrezik për mbijetesën. Për këtë, mediat gjermane kanë vënë në shënjestër futbollistët, sidomos repartin e mbrojtjes. Nëse pak javë më parë ai ishte njeriu i duhur për qendrën e repartit të prapavijës, tashmë Mavraj ka përfunduar në qendër të cikolit.
“Bild” ka bërë edhe një fotomontazh ironizues me disa futbollistë të Hamburgut, duke i bërë të jenë… shishe. “Çfarë ndodhi me të? Në fillim ishte njeriu ideal, ndërsa tani jo. Me të në ekip, në 12 ndeshje Hamburg ka marrë vetëm 13 pikë”, shkruan “Bild” në përshkrimin për mbrojtësin shqiptar.