25 prill 2015 – Kritika të ashpra vijnë në adresë të OKB-së nga ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie.

Aktorja amerikane ka kritikuar ashpër këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara, duke thënë se është “paralizuar” procesi për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të anëtarëve, në lidhje me konfliktin 4-vjeçar të Sirisë.

Ajo kërkoi që të negociohet për vullnet politik, që të ndihmohen 4 milionë refugjatët e Sirisë të cilët kanë braktisur vendin.

“Ata refugjatë nuk mund të vijnë në këtë këshill, kështu që ju jeni ata të cilët duhet të shkoni tek ata”, tha Jolie.

Ylli hollivudian është angazhuar me vite për situatën e refugjatëve në tërë botën. Sipas saj, që nga shpërthimi i krizës në vitin 2011, ajo ka udhëtuar 11 herë në Siri, për t’u dalë në ndihmë atyre.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/