Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar ditën e sotme episodin e pak ditëve më parë të Ramës dhe gazetarit John Defterios gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis u shpreh se Rama shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk thuhen.
Ndërkohë që më tej theksoi se kjo çështje të ishte tashmë e mbyllur pasi Rama kuptoi gabimin e tij.
‘E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha Mitsotakis.
Çfarë ndodhi në Abu Dhabi?
Kryeministri Edi Rama ka pasur një episiod tensioni me gazetarin greko-amerikan, John Defterios gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Rama pasi kuptoi që gazetaru kishte grek, i tha se ai mendon që është pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, por e ka gabim.





