Zv/kryeministri Erion Braçe i është kthyer FSHF-së pas kritikave të trajnerit Edy Reja për fushën e stadiumit ”Air Albania”.

Tekniku italian theksoi pas ndeshjes me Kazakistanin se terreni i stadiumit nuk është i përshtatshëm pasi dhe lojtarët i janë ankuar se nuk bëjnë dot më shumë se 2-3 pasime.

Për Braçen e vetmja punë që kishte brenda stadiumit FSHF ishte fusha, dhe ajo është në gjendje të mjerë e mizerabël. Ai shpreson që FSHF mos shkarkojë Reja-n pasi ky i fundit vetëm tha të vërtetën për fushën.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

#FUSHAMIZERABEL

Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje:FUUUUUSHEEEEEEN!

Nje vit plot,
fusha eshte ne gjendje te mjere;
Mbill e mbill, shpo e mbill prape,
por fusha eshte mizerabel!

Po e perseris;
Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!

Tani shpresoj mos heq
trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!

Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!