Portieri 46-vjeçar i Saton Junajtid, Uejn Shou, ka dhënë dorëheqjen nga klubi amator i futbollit anglez pas kritikave që mori në lidhje me byrekun e ngrënë gjatë ndeshjes së Kupës FA përballë Arsenalit.Veprimi i portierit rezervë të skuadrës surprizë së Kupës FA shkaktoi shumë të qeshura në opinionin sportiv gjatë mbrëmjes së djeshme, por sot ai u përball me kritikat se byreku i ngrënë prej tij ishte diçka e përfshirë në baste dhe do të kalonte nën hetimin e Federatës së Futbollit.

Për këtë arsye portieri dorëzoi në klub dorëheqjen e tij, e cila më pas u pranua nga presidenti i klubit.“Na vjen keq për fundin që mori një histori shumë e bukur”, u shpreh trajneri i Saton Junajtid.“Mendova të bëja një veprim të tillë për t’u tallur pak”, tha Uejn Shou para se të jepte dorëheqjen.