Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete europiane kanë reaguar për ndalimin e politikanit rus Alexei Navalny, i cili mbërriti ditën e djeshme në aeroportin e Moskës.
Lideri i opozitës ruse, Navalny, 44 vjeç udhëtoi nga Gjermania ku qëndroi për 5 muaj pasi u helmua nga një agjent nervor, për të cilin akuzoi autoritetet ruse. Por Presidenti Vladimir Putin ka mohuar se ka shkaktuar helmimin e Navalny.
SHBA dhe BE kanë reaguar për ndalimin e Navalny Putin duke bërë thirrje që të lirohet. Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre. Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të Alexey Navalny, i cili është një kritik i Putin.
“Udhëheqësit politikë që kanë siguri nuk kanë frikë nga zërat kritikë, as nuk ushtrojnë dhunë apo ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,” shkroi Pompeo në Twitter. Ndërsa qeveria britanike ka bërë një deklaratë duke thënë se ishin shumë të shqetësuar për ndalimin e tij duke thënë:
“Në vend që të përndjekin viktimën e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse.”
Navalny u nis herët në mëngjes më 17 janar nga Gjermania drejt Rusisë dhe para nisjes u pyet nga gazetarët rreth mundësisë së arrestimit. “Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”, tha Navalny para gazetarët para se të hipte në avionin e Pobedas, që është në pronësi të kompanisë shtetërore, Aeroflot.
Më 13 janar, Navalny njoftoi se do të kthehej në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve nga Shërbimi Korrektues Federal se do ta arrestojnë atë.