MAQEDONI – Kriva Pallanka u zgjodh për qytet i kulturës për vitin 2013, për shkak të programit më të mirë të propozuar kulturor në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

Komisioni, i cili ka shqyrtuar kandidaturat për qytet të kulturës, theksoi se, prioriteti i Kriva Pallankës janë pozicioni i saj gjeografik dhe bashkëpunimi i saj i mirë me Bullgarinë.

Komisioni llogariti dhe faktin se, ngjarjet kulturore, të parashikuara në projektin e Kriva Pallankës, do të organizohen në rajonin e manastirit “Shën Joakim Osogovski”, që do të jetë një stimul suplementar për një turizëm kulturor në regjion.

Kriva Pallanka e merr titullin nga Koçani, i cili ishte qytet i kulturës gjatë vitit 2012.