A ka ndonjë informa cion për fanellën numër 19 të Milanit? Aktualisht është e zënë, por orët e fundit po dalin dhe forcohen një mori zërash, sipas të cilave, fanella mund të lirohet, pasi Leonardo Bonuçi po kërkon një përvojë të re, mundësisht angleze. Pep Guardiola është ndër trajnerët që admiron prej kohësh kapitenin e “Djallit” dhe shkëndija mes tyre mund t’i rikthehet aktualitetit.
Në verën e 2016- ës e gjithë Europa foli për mundësinë e një transferimi të mbrojtësit te Mançester Siti:
"Guardiola donte një lojtar për prapavijën që, njëkohësisht, të nisë aksionin, manovër kjo mbi të cilën spanjolli ka ndërtuar disa nga sukseset e karrierës. Dukej marrëveshja e përsosur, por nuk u formalizua kurrë me Bonuçin që në sezonin e tij të fundit si bardhezi fitoi edhe titullin e fundit kampion me "Zonjën e Vjetër".
18 muaj pas atyre zërave, një tjetër jehonë mbërrin nga Britania me 30- vjeçarin përsëri në qendër të spekulimeve për një transferim në Angli. Guardiola, një javë më parë, duke folur për dëmtimet e mbrojtësve të tij deklaroi: "Kur Siti blen një lojtar e bën me largpamësi dhe jo për të plotësuar nevojat disa mujore. Aktualisht kemi tre lojtarë, por dimri është i gjatë dhe do të na duhet një përforcim".
Titullarët e linjës së mbrojtjes te Siti janë Mangala dhe Otamendi, por nuk është ky problemi, pasi bëhet fjalë për çështje mundësie dhe jo konkurrence. Edhe PSG-ja dhe Çelsi kanë nevoja në repartin e tërhequr, aq më tepër që Bonuçi mund të përdoret edhe në Ligën e Kampioneve, megjithatë më shumë se sa lidhjet (Konte stërvit në Londër…), në të tilla raste vendos vullneti i futbollistit.
Zëra pranë kapitenit të Milanit flasin për një moment reflektimi dhe dyshimesh. Pesë muajt e parë të Bonuçit te Milani janë karakterizuar nga jo pak problematika, sepse, për hir të së vërtetës, shtatë humbje për Milanin deri në këtë pikë të sezonit nuk i kishte parashikuar askush.Nëse Guardiola është bërë i gjallë, siç thuhet, do të jetë mbrojtësi që do të vendosë për përvojën e parë të huaj në karrierë.
Kapiteni i Milanit nuk ka kërkuar largimin, por përpara një oferte konkrete gjithkush do të ndalej për të menduar, fundja Liga e Kampioneve ka qenë një konstante e jetës së tij profesionale dhe te Milani ka pak gjasa të shijojë, të paktën në dy sezonet e ardhshme.Vetë klubi, në faqen zyrtare teksa komentonte dje faqet e para të të përditshmeve, bëri gjithashtu edhe një sqarim mbi lajmin e largimit të Bonuçit:
"Kemi të bëjmë me thashetheme merkatoje me Bonuçin që ka përgënjeshtruar zërat, të paktën në mënyrë informale dhe, në ditët në vijim, pritet ta bëjë edhe zyrtarisht, sepse kapiteni beson në projektin e klubit dhe lajme të tilla janë thjesht përralla që tregohen përpara Krishtlindjeve që, për më tepër, nuk kanë asnjë bazë vërtetësie. Kapiteni po punon fort së bashku me skuadrën për të përmirësuar renditjen negative të Milanit."





