DURRËS, 2 nëntor 2014– Mund të duket si lojë fjalësh, që kriza të shërbejë si nxitës për hapjen e bizneseve të reja, por ky është trend normal në botë dhe së fundi po hyn në Shqupëri. Në Angli vetëm katër zinxhirë supermarketesh relizonin 80-82% të të gjitha shitjeve me pakicë. Fitmet e tyre ishin të sigurta dhe të majme. Kriza ekonomike bëri, që në tregun anglez të shitjeve me pakicë të futeshin LIEDEL dhe ALDI, dy supermarkete gjermane të kategorisë diskaunt d.m.th. me çmime popullore. Hyrja e tyre i hoqi rreth 30% të shitjeve katër supermarketeve tradicionale angleze, sepse gjermanët ofronin për mallrat bazë të konsumit çmime 20-40% më të ulta.
Në Durrës për herë të parë u hap një supermarket i tipit diskaunt i quajtur DIAMBE. Ky tip supermerkati ka rreth një vit, që gradualsiht po hyn në tregun shqiptar, duke u marrë klientelën supermerkateve tradicionale, qoftë marka shqiptare, qoftë emra relativisht të famshëm ndërkombëtarë.Motoja e këtij supermarket është : Blej dhe Kurse. Tipik moto për supermarket të tipit diskaunt, ndonëse me një shkelje të lehtë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Nga një vështrim i shpejtë i rafteve dhe vitrinave të supermerkatit vërehet se cmimet e mallrave bazë ushqimorë ose jo prodhim shqiptar, ballkanik apo kinez janë përgjithsisht më të ulta se ato, që ofrohen nga pikat e shumicës dhe supermarketet e tjera, që operojnë në Durrës. Mallrat e prodhimit gjerman dhe austriak normalisht i kanë çmimet më të kripura. Nga sa mësuam nga personeli, ky zinxhir supermarketesh është një sipërmarrje shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë e diasporës në përgjithësi. Do jetë me interest të shihet ecuria e këtij zinxhiri supermarketesh në tregun shqiptar, pasi përvoja nga vendet ish jugosllave nuk ka qenë e suksesshme në tregun tonë. Supermarketi slloven MERCATOR, nuk mundi të konkurojë në tregun shqiptar dhe thjesht u mbyll.
Supermarketi serb DELTA-MAX, me emrin shqiptar EUROMAX, pronë e oligarkut serb Mishkoviç, po ashtu nuk rezistoi dhe ndërroi emër e kamuflazh duke u bërë francez, grek e më pas “lezhjano-devolli”. Gjithsesi konkurenca në tregun e shitjeve me pakicë thjesht i bën mirë konsumatorit durrsak duke i ofruar çmime më të ulta dhe shërbim më të mirë ndaj klientit.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





