ERE njofton se do të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar mbi anulimin e fashës mbi 800 kWh në muaj.
Kjo mbledhje vjen pasi qeveria vendosi që për muajin tetor të mos vendoset rritja e cmimit me 42 lekë për kWh, për të gjithë ata familjarë që harxhonin mbi 800 kWh.
Njoftimi:
MBLEDHJA Nr. 44,
Datë 07.10.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1 999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi
miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin
mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”
Palët e interesit për pjesëmarrje në mbledhjen e bordit të ERE-s, në ambientet e ERE-s ose
nëpërmjet platformave të teknologjisë së komunikimit elektronik (online), duhet të
dërgojnë me shkrim kërkesën për pjesëmarrje, në postën elektronike në adresën
[email protected], si dhe mënyrën e pjesëmarrjes dhe çështjen të cilën janë të interesuar të
ndjekin.