6dhjetor 2015 – Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një tur intensive bisedimesh me krerët e partive opozitare në Kosovë. Situata e rëndë politike që mbizotëron aktualisht në Kosovë bëri që Meta të takojë Fatmir Limajn, kryetari i Nismës për Kosovën, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Visar Ymerin e Vetëvendosjes. Vetë Meta ka mohuar që të ketë bërë negociatorin mes opozitës dhe qeverisë, por tha se, ka parë shumë mundësi për zgjidhje dhe dialogë për ngërçin që po vazhdon në politikën kosovare.

Ndërsa Haradinaj pohoi pas takimit me Metën se kreu i Kuvendit të Shqipërisë ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai. Lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se këto do ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten Atifete Jahjaga, por jo me kryeministrin Mustafa.

/portali DurrësLajm/