Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Vjenës ditën e premte, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, për të marrë pjesë në Këshillin Special.

Në këtë këshill do të diskutohet për krizën politike të krijuar në Bjellorusi.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE thuhet se Rama mbetet i gatshëm për një vizitë zyrtare në këtë shtet.

“Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE.