29 qershor 2015 – Pas lajmërimit për mbylljen e përkohshme të bankave në shtetin helen për një javë, ambasada shqiptare në Athinë njofton të gjithë shtetasit shqiptarë në Greqi lidhur me veprimet bankare,

“Deri në rihapjen e tyre pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”-ut të ambasadës.

Për shkak të krizës së borxhit, bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura deri më 6 korrik. Kriza që ka kapur grekët, nuk ka lënë pas as emigrantët shqiptarë, të cilët janë të shumtë në numër.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/