GREQI- Kriza ekonomike ka sjellë edhe kryerjen e disa zgjedhjeve të papritura në Greqi. Për shembull janë rritur shumë kërkesat, për t'i hyrë karrierës së filmave porno.
Sektori i këtyre filmave konsiderohet një alternativë e vlefshme për të papunët grekë, teksa sipas "Sirina Production", kollos i pornografisë greke, kërkesat për të marrë pjesë në një film të tillë janë rritur ndjenjshëm.
Kurioz është fakti se ata që bëjnë kërkesa të tilla janë njerëz të zakonshëm, por edhe bankierë, apo shumë nëna familjesh.
Arsyeja e të gjithë kësaj dyndje është paga që shkon deri në 3000 euro vetëm për xhirimin e një filmi "hard". E në një situatë të tillë, Sirina Production ka vendosur të xhirojë një film mbi argumentin e krizës ekonomike, të titulluar "Revolucioni i popullit mbi gruan e Ministrit".