Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Gjermani që të rishqyrtojnë pozicionet e tyre, një ditë pas kolapsit të bisedimeve për koalicion, që kanë shkaktuar krizën më të rëndë politike në vend prej dekadash.

Pasi diskutoi me Kancelaren Angela Merkel, Steinmeier tha se do të takojë të gjithë krerët e partive të tjera këtë javë. Ai nxiti politikanët që të jenë fleksibël, në mënyrë që të shmanget qeveria e pakicës, apo zgjedhjet e parakohshme.

Nëse politika nuk arrin asnjë marrëvëshje, me gjithë nxitjen e presidentit, ky i fundit mund të shpërbëjë Parlamentit dhe të thërrasë zgjedhje të reja.