Presidenti, Ilir Meta, do të takojë sot partitë e vogla. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 dhe vjen pas kërkesës së këtyre partive për një tryezë.

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, kanë zhvilluar më herët takime me ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së në vendin tonë.

Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ ka përfunduar më 23 prill, por pak ditë më parë ambasadori i OSBE-së, i pyetur nga mediat, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tij çfarë mund të zgjidhet nëse nuk ka dialog mes dy palëve.

Më herët Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje partive që të tërhiqen nga sjellja konfliktuale dhe të dialogojnë në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e kthyer në pengesë në hapjen e negociatave të integrimit.