LIBAN, 7 prill 2013– Një politikan sunit pro-perëndimor, Tamam Salam, është nominuar për t'u bërë kryeministër i ardhshëm i Libanit, duke i dhënë fund një vakumi të  rrezikshëm politik. Emërimi i tij u njoftua nga zyra e presidentit, pasi ajo u mbështet nga partitë e të gjithë spektrit politik, përfshirë Hezbollahun.

Qeveria e fundit dha dorëheqjen pak më shumë se dy javë më parë pas mosmarrëveshjeve  mbi përgatitjet e zgjedhjeve që do të mbahen në  muajin qershor.

Libani ka qenë i përfshirë nga një krizë e stërgjatë politike  e lidhur në mënyrë direkte  me konfliktin sirian. Shumë myslimanë sunitë simpatizojnë me rebelët aty, ndërsa militant shiitë të Hezbollah mbështesin presidentin Bashar al-Asad.

Kryeministri në largim, Najib Mikati,  u përball për një kohë të gjatë me tensionet sektare, dhunën dhe problemet ekonomike të cilat rezultuan nga lufta përtej kufirit. Tani sfida e menjëhershme e Salam është të përgatitë zgjedhjet parlamentare.