Sot do të takohen për herë të parë që nga nisja e protestës së 18 shkurtit kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi do zhvillohet në ambientet e Presidencës, pas ftesës së mbrëmshme të Presidentit të Republikës Bujar Nishani. I pari që ka mbërritur në takim është kreu i qeverisë Rama, i cili shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.

Ndërsa kryeopozitari Basha ka mbërritur pas rreth 10 minutash i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka.

Takimi u mundësua pas negociatave që faktori ndërkombëtar zhvilloi dje me Kryeministrin Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Basha, me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhje.