Pas takimit Rama-Meta ditën e sotme dhe me gjithë angazhimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani duket se përpjekjet konkrete për dialog mes mazhorancës dhe opozitës kanë nisur.
Kështu, “Panorama” mëson se Taulant Balla ka takuar ditën e sotme Oerd Bylykbashin e PD-së. Mësohet se takimi ka patur në temë pikërisht dialogun për zgjidhjen e krizës politike, ku opozita vijon protestën në çadër dhe ka bojkotuar Kuvendin.
Burimet thonë se Bylykbashi i ka përcjellë Ballësh kushtin tashmë të ditur të krijimit të qeverisë teknike.





