Në të gjithë vendin, kriza e rritjes së çmimeve sa vjen dhe vërehet edhe më shumë duke marrë parasysh se çmimet për produkte të caktuara janë dyfishuar, duke rënduar tepër xhepat e konsumatorëve shqiptarë.

Së fundmi, raportohet se në marketet e Gjirokastrës, produktet ushqimore jepen me sasi të limituara për të gjithë klientët.

Në disa prej marketeve, një familje nuk mund të blejë më shumë se tre litra vaj.

Kjo duket se vjen si rezultat i mungesës së produkteve në tregun shqiptar, duke filluar nga mielli, ku magazina të tëra janë zbrazur nga qytetarët, të cilët të frikësuar se mund të mbesin pa të janë dyndyr nëpër të gjitha pikat e mundshme të shitjes.