ANGLI, 14 prill 2013 – Krisje në martesë? Asgjë nuk është e sigurt, por Victoria Beckham ndjehet e lënë pas dore nga bashkëshorti i saj, David Beckham. Stilistja ka katër fëmijë nga martesa me yllin e futbollit.

Futbollisti i njohur tani luan në ekipin francez Paris Saint-Germain, ndërkohë që bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe. Pikërisht problemet duket se nisin kur Beckham kalon kohën e tij në Britani. Victoria deklaron se ai e lë pas dore.

“Kur David është në shtëpi, merret vetëm me fëmijët. Ai ndihet keq kur duhet t’i lërë ata për të shkuar në Francë. Por ai nuk ka kohë për Posh (Victorian). Duket se ajo është jashtë listës së tij”,- ka thënë burim i afërt i Viktorias për revistën "Star".