Pak ditë më parë këngëtarja Miriam Cani ka festuar ditëlindjen.
Ajo që ka bërë përshtypje është se këtë vit nuk ka ardhur një dedikim special nga bashkëshorti i saj Alban Skënderaj, i cili shquhet për të tilla surpriza. Ndërkohë media të ndryshme e kanë komentuar një fakt të tillë si një “krisje në çift”.
Por në një nga këto lajme ka komentuar babai i këngëtares, Agim Cani që ka shkruar: “Jetojnë bashkë, gëzojnë bashkë, duhen bashkë, hallet e tyre i qajnë të tjerët,”- shkruan babai i këngëtares.
Ndërkohë pas ditëlindjes, Miriam ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën falenderon miqtë dhe ndjekësit për urimet që ka marrë.