13 qershor 2015 –Kroacia mund të përballet sërish me dënime nga Uefa, pasi një swastika, i njohur ndryshe si kryqi nazist ishte gdhendur në fushën e lojës gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016. Zëdhënësi i Federatës Kroate u shfaq në një konferencë për shtyp pas përfundimit të sfidës, që u luajt me dyer të mbyllura për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët kroatë në ndeshjen me Norvegjinë, duke kërkuar ndjesë për këtë ngjarje të pakëndëshme.“Kërkojmë falje ndaj të gjithë teleshikuesvee, lojtarëve të të dyja skuadrave dhe miqve tanë italiane për këtë shfaqje të pakëndshme të një simboli nazist në fushën e stadiumit të Poljud. Teknikisht, mund t’ju them se kryqi Swastika është realizuar nëpërmjet kimikateve që janë hedhur në fushë nga 24 deri 48 orë përpara ndeshjes dhe ishte përllogaritur saktësisht që të shfaqej gjatë ndeshjes. Gjatë pushimit të ndeshjes ne u përpoqëm të bënim dicka për ta zhdukur atë nga fushë dhe vumë në dijeni dhe Uefa-n për këtë episod, por koha ishte e pamjaftueshme”.Zëdhënësi Pacak, e cilësoi këtë veprim si një akt kriminal.
“Ky është një sabotazh dhe një akt kriminal dhe ne i kemi kërkuar policisë që të hetojë mbi këtë ngjarje, e cila ka turpëruar jo vetëm futbollit kroat por të gjithë shtetin e Kroacisë. Dhe njëherë ju kërkojmë thellësisht ndjesë dhe e dënojmë këtë veprim”.Ndeshja mes Kroacisë dhe Italisë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që dhe në sfidën e parë të luajtur në “San Siro” tifozët kroatë i vunë zjarrin sektorit të tyre të stadiumit dhe u përplasën me forcat e rendit me takimin që u ndërpre për pak minuta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/