663 turistë mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.
Anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 20 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia dhe Amerika e Veriut, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj.
Krocera në fjalë është një vizitore e rregullt në portin më të madh në vend dhe e ka kthyer Durrësin në pjesë të itinerarit të saj vjetor.
Shumë nga turistët vizituan gjatë ditës së sotme sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.
Vetëm dy ditë më parë u rikthye në Durrës krocera”La Belle de L’Adriatique”, një ndër vizitoret më të shpeshta, që sjell kryesisht turistë elitarë.