Arrestohet modelja Oriola Marashi, me hashash dhe me dy shokë në makinë

11/02/2020 - 09:46

Arrestohet modelja e famshme Oriola Marashi.

Sipas asaj që raporton gazeta “Si”, emri i një prej vajzave të njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme. Siç tha burimi, Oriola Marashi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip Audi.

Asaj iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti si dhe E. Krasniqi.

Më tej i njëjti burim thotë se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

“Për herë të fundit”- tha modelja- “kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”.

Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se droga është peshuar dhe ishte rreth 1.9 gramë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 43-vjeçar ka rënë mbrëmjen e sotme në prangat e policisë, gjatë një aksioni të mirëorganizuar nga inspektorët e Komisariatit të Polic

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir për në datën 28 prill.

Është shtyrë me një muaj seanca paraprake për akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur dje në Sarandë ku u gjet i pajetë në banesë një shtetas amerikan.

Vijon operacioni antidrogë i koduar "HIGH QUALITY" në Durrës, goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla

Një i ri është vënë nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar drejtorin e urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët në Dibër.

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Orikumit në Vlorë.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të c

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.