Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish ditën e sotme pasi një person humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një atentat në lagjen “Rus”. 

31-vjeçari Fatos Ferracaku, u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Markatës bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor.

Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë, kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte.

Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.