Një shqiptar 31-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në komunën e Piemontes në Itali.

Viktima është identifikuar si shtetasi K.Terniqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në një rrugë që lidh Tortona me Pontecurone.

I riu shqiptar jetonte në Rho, Lombardi dhe lëvizte me motor kur u përplas me një makinë.

Dy mjetet udhëtonin në të njëjtin kah të rrugës, kur automjeti që drejtohej nga një vajzë 24-vjeçare u kthye djathtas dhe motori përfundoi poshtë, ndërkohë që po tentonte të parakalonte.

31-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.