Një person është vetëplagosur me armë zjarri rreth orës 16:20 në Velipojë.

Policia njofton se shtetasi E. L. 40 vjeç, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Shtetasi E.L është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.