Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Memaliaj-Krahës, ku dy persona kanë humbur jetën. Aksidenti i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, 2 km larg qytetit të Memaliajt.

Mësohet se nga përplasja e fortë e mjeteve, humbën jetën dy persona, ende të paidentifikuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.