Akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, shtyhet seanca paraprake

09/04/2020 - 10:49

Është shtyrë me një muaj seanca paraprake për akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Seanca ishte parashikuar më datë 7 por nuk u zhvillua. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja  e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë  e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tush

Një i mitur ka shkuar i vdekur në spitalin e Sarandës.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Një 32-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike teksa punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Në fshatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të policisë, pasi këta të fundit shkuan p

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan.

Një pushues 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.