Seksioni kundër narkotikëve në Policinë e Lezhës ka finalizua me sukses operacionin e koduar “Lissus”.

Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.