Arrestohet 40-vjeçari, ishte duke transportuar 34 sirianë drejt Kosovës

13/08/2020 - 20:04

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin me Kosovën në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ka rënë shtetasi V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa akuza që rëndon mbi të është “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i plotë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është arratisur nga ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pasditen e kësaj të premte.

Një person ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar Saimir Taullaun për llogari të Zvicrës, shtet i cili ka lëshuar një urdhër-ndalimi ndërkombët

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për evidenti

Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar që tentoi kultivonte bimë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Një 36-vjeçar në Patos ka tentuar të vetëvritet në banesën e vjehrrit të tij.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që traumatizoi lagjen "11 nëntori" në Elbasan duket se ka rënë qetësia.

Dy vëllezër në Bulqizë janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Një aksident ka ndodhur në bulevardin ”Bajram Curri” të kryeqytetit, pasi një mjet përplasi këmbësorin e moshuar.