Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar pasi ka plagosur me mjet prerës një person.

Mësohet se i plagosuri, 48-vjeçari E.R., ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, pas një konflikti ka plagosur me mjet prerës shtetasin E.R., 48 vjeç, Durrës,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës  nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Plagosja  e rëndë me dashje" dhe"Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.