Një automjet ka dalë nga rruga mbrëmjen e djeshme në Shkodër, çka ka shkaktuar si pasojë një aksident me vdekjen e një personi. Gjithashtu dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se viktima është Ndue Gjokaj, i cili ishte pasagjer në automjetin me të cilin udhëtonin dhe dy persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, duke bërë që automjeti të përfundonte në kanal. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij..