Babai pranon vrasjen e Sabrinës

19/08/2019 - 22:08

Në muajin korrik 20-vjeçarja shqiptare Sabrina Lekaj u gjet e vrarë në Adelaide të Australisë dhe i dyshuar për këtë krim ishte babai i saj, Petrit Lekaj. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore të së hënës, Lekaj ka pranuar vrasjen e së bijës.

Ajo u gjet e therur me thikë në  sediljen e pasagjerit brenda një makine “Mercedes”. Pranë saj në vendin e shoferit ishte i plagosur babai Petrit Lekaj, i dëmtuar në  pjesën e barkut.

Ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së familjes Lekaj. Pasi mori trajtimin  e nevojshëm mjekësor në spital, Lekaj u mbajt në paraburgim dhe më pas u dërgua në një institucion të shëndetit mendor.

Pas seancës gjyqësore të kësaj të hëne,  ku 49-vjeçari pranoi krimin, pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor. Kjo datë është caktuar pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

20-vjeçarja Sabrina Lekaj studionte për mjekësi me rezultate shumë të larta. Mikesha e saj e ngushtë 21-vjeçarja Kat Valstar është shprehur më herët për mediat, se e ndjera ishte e shqetësuar pasi priste të debatonte me të atin.

Diçka e tillë do të ndodhte se Sabrina së bashku me shoqet e saj kishin dalë në një lokal nate dhe u kthyen për të fjetur në shtëpinë e Kat.

Ajo u shqetësua kur Sabrina nuk i përgjigjej në telefon dhe ditën tjetër mësoi lajmin e tmerrshëm se ajo kishte ndërruar jetë.

“Ajo ishte e sjellshme, e kujdesshme, shumë e zgjuar dhe shumë e mirë me miqtë. Ne ishim shoqe të ngushta, flisnim dhe dërgonim mesazhe çdo ditë”,- ka thënë mikesha e saj për mediat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 60-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes së një "triçikli" me një makinë tip "Volkswagen".

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit.

Është ndalur ish-punonjësja e postës në Levan të Fierit, e cila ka qenë në kërkim për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit nga Durrësi, i cili kreu grabitje me armë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, dy persona të tjerë

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë.

Kapet një drejtues mjeti në Durrës, i dehur në timon, i cili kishte përplasur makinën e tij tip "Renault" me një "BMW".

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe para

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një shtetas sirian, i akuzuar për vjedhje.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe.