Garazhi i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Policia e kryeqytetit bën me dije se forcat e rendit dhe zjarrfikëset kanë nisur evakuimin e banorëve.

“Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.