Për arsye që ende nuk bëhen me dije, një 60-vjeçar në Durrës i ka dhënë fund jetës një ditë më parë.

Nga burimet zyrtare, mësohet se shtetasi V.H., është helmuar me fotoksinë në banesën e tij në lagjen nr.13 të Durrësit.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetonte dhe ka humbur jetën në spital, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.