Një shqiptar 28-vjeçar, me inicialet B.R ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij moldave, 33-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Chieti në Itali.

Sipas medieve italiane, ai e ka goditur 12 herë me thikë në zonën e gjoksit duke e lënë të plagosur rëndë.

Ajo ndodhet në spital ku mjekët thonë se është duke luftuar për jetën, ndërsa shqiptari është arrestuar menjëherë nga policia.

Ende nuk dihet shkaqet që e çuan shqiptarin të ndërmerrte një akt kaq barbar.