Duket se reshjet e dëborës dhe lagështira në rrugë prej reshjeve të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar anomalitë e para në Durrës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është ‘parkuar’ sipër një bordure në qendër të Durrësit dhe ka goditur nga pas një automjet tip "Bmw".

Aksidenti ka ndodhur në krah të bashkisë Durrës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se ky vend shpeshherë ka qenë shkaktar për regjistrimin e aksidenteve rrugore në qytetin bregdetar.